Policia e Kosovës ka përfunduar në mënyrë të suksseshme një aksion ku janë arrestuar disa persona që janë përfshirë në krim të organizuar.
Për të dhënë detaje policia ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas njoftimit të dërguar për media konferenca do të mbahet në ora 15:30.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor”.
“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar”.
“Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”.