Një grua dhe një burrë janë përfshirë në sherr mesditën e sotme në qytetin e Durrësit,.
Përplasja ka ndodhur në lagjen 4 dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin.
"Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.", njofton policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.