Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Broboniq të komunës së Mitrovicës.
Vetura e përfshirë në këtë aksident është rrokullisur duke dalë kështu jashtë rrugës.
Saktësisht aksidenti është shkaktuar në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.
Si pasojë e aksidentit pati edhe të lënduar e me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arriture dhe ekipet e emergjencës.
Në bazë të raportimit të mediave lokale thuhet se vetura në fjalë ishte në ikje nga Policia e Kosovës dhe si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe kolona të gjata.
