Para disa çasteve në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Me rastin po merret njësiti i trafikut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.