Një person në Prizren tentoi të vetëvritet gjatë ditës së djeshme.
Sipas Policisë së Kosovës, dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar njësitin policore se në lokacionin e lartcekur ka ndërhyrë dhe e kishte penguar një person mashkull kosovar që të mos vetëvritet.
Viktima kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti sipas policisë vazhdon të jetë nën hetime.