Një rrahje ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Në lidhje me këtë media ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka konfirmuar që 3 persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë për t’u intervistuar.
Rasti po përcjellet nga policia.