Po transportonin 1.3 kg kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir dhe një 27 vjeçar

Kronikë e zezë

Po transportonin 1.3 kg kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir dhe një 27 vjeçar

Më: 26 mars 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Policia e Durrësit ka bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët akuzohen për për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tapiza” u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të marra, shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë automjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, njofton policia.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë  Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat