Më 24 mars në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës është kryer një vjedhje e rëndë.
Burimet brënda Policisë njoftojnë se viktima, shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se disa persona të panjohur, i kanë vjedhur nga vetura e tij një çante.
Siç mësohet, ai kishte 9 mijë euro para të gatshme.
Të njëjtat burime thonë se hetimet për këtë rast kanë filluar.