Një pacient ka vdekur në QKUK.
Ndërsa djali i viktimës e ka raportuar rastin në Polici, duke pretenduar se nuk i është ofruar shërbimi i duhur mjekësor.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.