Sulmoi me thikë dy persona në një lokal, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Sulmoi me thikë dy persona në një lokal, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit L.B., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 25 mars 2021 në një lokal në Ferizaj, në bashkëkryerje me të miturin J.A., me dashje kanë përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve L.B.1 dhe L.B.2.

“Fillimisht i pandehuri ngritët nga tavolina e tij dhe shkon tek tavolina e të dëmtuarve L.B.1. L.B.2. dhe ku pas një fjalosje verbale i pandehuri me një mjet të fortë thikë mjet ky i përshtatshëm për shkaktim e lëndimit të rëndë trupor e godet të dëmtuarin L.B.1. saktësisht në shpatull të majtë si dhe L.B.2. e me pas edhe i mituri shkon për të i ndihmuar të pandehurit L.B. ku si pasoje e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat