Dy femra janë arrestuar dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ato janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mundësimit apo detyrimit në prostitucion.
Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona celular dhe 110€ kesh para.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.