Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje dita-ditës, ndonëse nga policia thonë se janë të angazhuar maksimalisht që këto raste t’i trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babain e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.