Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur dje në Kamenicë.
Policia me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj të Kosovës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie me 17 copë fishekë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.