Mbrëmë në Prishtinë një femër është ankuar në Policinë e Kosovës se vëllai i saj e ka rrahur.
Sipas raportit të Policisë, rrahja kishte ndodhur të premten në ora 15:00.
Shkak i rrahjes ishte një mosmarrëveshje mes dy palëve.
I dyshuari është në arrati dhe Policia është në kërkim të tij. Rasti ende po vazhdon të hetohet.