Një person është arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi që i njëjti i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare inspektorët regjional të Pejës në kuadër të AVUK-ut, derisa ishin në inspektim të disa lokaleve.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.