Të premten kishin kryer një vjedhje në një shtëpi në Suharekë.
Por, liria për dy personat e dyshuar zgjati vetëm një ditë.
Kjo pasi që të shtunën policia ka arrestuar personat e njëjtë.
Sipas raportit 24 orës të policisë, gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: tri palë dorëza, tri kapela, dy telefona mobil dhe 825 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.