Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se i njëjti në një vend-punishte ka vjedhur rreth 50 shtylla metalike në vlerë rreth 750 euro.
I njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur vetëm 6 copë shtylla të cilat i ka shitur në një hekurishte.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.