Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:55 në fshatin Poklek i Ri të Drenasit.
Tutje Policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.