Shoqërohet në komisariat shoferi i makinës tip “Mercedes Benz”, që përplasi mbrëmjen e sotme çiftin e bashkëshrtëve në qytetin e Lushnjes.
“Sot rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Lushnjes.
20:30 – Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh.
Siç mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasit Taulant Arapi dhe Denisa Suku, me burrin që ndodhet në gjendje më kritike teksa është futur edhe në reanimacion.
Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e ngjarjes ka një mungesë të ndriçimit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.