Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Dy punëtorë në një pompë të derivateve në Prishtinë, kanë raportuar në polici se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të pompës të grabisin një sasi para të gatshme.

Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat