Një vetë-aksident trafiku ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Dobratin të Podujevës.
Si pasojë e përplasjes së një veture kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë rezultuar me persona të lënduar.