Arrestohet një person i dyshuar për veprën sulm seksual

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për veprën sulm seksual

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për sulm seksual.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i arrestuari është S. G, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

“Arrestimi ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 25.03.2021. Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia me këtë rast ka vënë në dukje se janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.

“Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, thuhet ndër të tjera  në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat