Policia në Podujevë ka bërë të ditur se ka konfiskuar një veturë me targa të huaja.
“Podujeve, 28.03.2021 – 23:00 . Derisa policia ka qenë duke patrulluar ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilën ishte duke e ngasur i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që vetura nuk kishte të kryer doganën e njëjta është konfiskuar”, ka thënë Policia në raportin e saj ditor.
Më tej, PK ka shtuar se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në raportin 24-orësh të PK-së është cilësuar si “shmangie nga pagesat e detyrueshme të taksave doganore”.