Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në Prizren.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prizren 29.03.2021 – 12:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke punuar është lënduar, në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.