Arrestohet një grua në veri.
Një grua në fshatin Banjë të Zubin Potokut është ndaluar për shkak se kishte tentuar ta kalonte kufirin Kosovë-Serbi ilegalisht orët e vona të së hënës.
Siç mëson media, e dyshuara e shtetësisë serbe po tentonte të transportonte tekstil në territorin e Kosovës.
Ndryshe, rastet e kalimit të paautorizuar të kufirit po rriten dita-ditës në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të vendit.