Në fshatin Uçë të Istogut janë gjetur mbetje mortore (eshtra).
Rastin e ka lajmëruar në polici një person i cili ishte duke kryer disa punime me ekskavator.
Njësiti për krime lufte ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ata kanë bërë tërheqjen e mbetjeve, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.