Një rast i armëmbajtjes pa leje është inicuar dje nga Policia e Kosovës.
Këta të fundit, me anë të raportit 24-orësh kanë thënë se është raportuar se në Aeoroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, në shkuarje gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.
Me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt.
Detaje tjera nuk dihen.