59-vjeçari u arrestua në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Fierit pas një operacioni policor të koduar ‘ Premtimi ‘.
Mbarim Xhemali, gjatë seancës gjyqësore nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ngjarja e ndodhur nuk është ashtu siç duket.
Prokuror i kësaj çështje ishte Andi Pogaçe, i cili ka kërkuar ‘ arrest me Burg ‘ e ndërsa gjyqtar Ergys Selmani .
59 vjeçari, punonte në një lokal të cilin e kishte marrë me qira në lagjen ‘ 16 prilli ‘ në Fier aty ku punonin edhe një 33 vjeçare dhe një 55-vjeçare, të cilat janë proceduar penalisht për veprën penale ‘ prostitucion’.