Është arrestuar i dyshuari, pasi që në garazhin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.298 kg substancë e dyshuar Hashash, dy peshore fletore me shënime të shitjes, dy telefona, dy kartela të telefonisë mobile ipko, një pushkë automatike AK-47 pa fishek.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë me 31 mars rreth orës 23:40.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën posedim i sibstancave narkotike.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, tregojnë se me urdhër të prokurorit kanë ndaluar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.