Një shtetas serb kishte mbushur veturën me gjësende të ndryshme, por pa dokumente dhe derisa ai është ndaluar nga policia pasditen e enjte malli bashk me veturë i janë konfiskuar e dërguar tek dogana.
Policia njofton se në Gjilan me 1 prill 2021 rreth orës 15:15, njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull Sh/Serb.
Gjatë kontrollit në veturë janë hasur mallra të cila ishte duke i transportuar në mënyrë ilegale si: mbathje, lëngje, mish.
Malli është konfiskuar, është dorëzuar doganës dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt për veprën tregti e ndaluar.