Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë. Paraprakisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimet e mëtejshme të rrethaneve të aksidentit.