Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Arllat, saktësisht në fshatin Carrallukë.
Raportohet se një veturë është rrokullisur në mes të rrugës.
Ende nuk ka informacione për të lënduar.
Ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.