Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Besi, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Rastin e ka konfrimuar edhe Polcia e Kosovës.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë është lënduar një person.
Njësiti i trafikut po merret me rastin”, theksoi zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.