Digjet gjatë natës një automjet tip “Mitsubishi Carisma” në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ish-UMB-ja.
Automjeti me motorr Benzin-Gas, me targa AA 265 HS, ka marrë flakë në ecje e sipër, ç’ka e ka detyruar drejtuesin Dashnor Hysko të dalë i alarmuar prej tij.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Policia ka nisur hetimet ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.