Një nënë ka raportuar të dielën në polici se dy vajzat e saj të mitura kishin dalë nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer.
Ankuesja u ka thënë policisë se njëra prej vajzave kishte komunikuar me të përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.
Hetimet në lidhje me këtë rast ende po vazhdojnë.