Një person i moshës 30-vjeçare është gjetur i varur në Malishevë.
I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete. I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij. Patrullat policore, dhe njesia e hetimeve rajonale- Gjakove janë dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u marre me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion”, tha policia.