Policia në Prizren të dielën ka inspektuar 77 lokale, ditë të cilën ka shqiptuar 40 gjoba për mos respektim të masave anti-covid.
Në këtë shifër përfshihen edhe tri që ua dha disa salla dasmash në këtë qytet.
Ku po mbaheshin ahengje me një numër më të madh të të ftuarve se që është e lejuar.
Me gjobat prej 500 eurosh janë nervozuar gastronomët prizrenas të cilët thonë se numri i rasteve u rrit në kohën e fushatave politike, derisa atëherë nuk kishte dënime të tilla.