Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare.
Mësohet se në pranga ka rënë personi i identifikuar me inicialet Gj. K..
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.