Policia e Kosovës ka demantuar lajmet se është gjetur një person i vdekur tek liqeni i Badovcit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se kërkimet për këtë person të zhdukur janë duke vazhduar.
Sipas saj përveç në disa lokacione të tjera, policia në bashkëpunim me FSK-në i kanë vazhduar kërkimet edhe në liqenin e Badovcit.
Mediat kanë raportuar sot se një person i zhdukur është gjetur i vdekur tek liqeni i Badovcit.
Raporti i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Graqanicë, 05.04.2021-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij. . Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psiqike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.
Referuar shkrimeve në portale të ndryshme ju njoftojmë, se personi i zhdukur nuk është gjetë akoma.
Kërkimet për viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedojmë .
Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit .
Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë.