Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar grabitësin i cili para një jave ka grabitur pompën e derivateve në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur”, ka bërë të ditur për media, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.
“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; • E. H, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes”, theksoi Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se ndërkohë policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.
“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje”, theksoi Ahmeti.