Më 03.04.2021, rreth orës 22:10, gjatë kryerjes se aktivitetit të patrullimit, sipas planit operativ të Qeverisë së Kosovës për respektimin e orarit të punës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është vërejtur se një objekt hotelier ishte i hapur në kundërshtim me kufizimet.
Në vendin e ngjarjes është hasur e dyshuara femër kosovare B.M., (1983), e cila në gjendje të dehur refuzon urdhrat e zyrtarëve policorë, i ofendoi dhe sulmoi fizikisht ata, si dhe refuzoi të mbyllte lokalin.
E dyshuara u vu nën kontroll të zyrtarëve policor dhe u soll në stacionin policor në Zubin Potok. Ajo gjithashtu refuzoi edhe kërkesën e policisë për t'u testuar për alkool.
Të njëjtën mbrëmje, në të njëjtin lokal, një person i dyshuar mashkull, u ndalua në stacionin e policisë, u testua për alkool dhe rezultoi (0.99). Personi i shoqëruar, gjithashtu kishte pasur mosmarrëveshje verbale me zyrtarët policorë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, dhe i njëjti urdhëroi që dy personat të ndaloheshin jo më shumë se 6 orë dhe për shkak të dehjes, përderisa deklaratat e tyre të merren më 4 prill 2021.
Rast penal është iniciuar kundër të dyshuarës B.M. për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa, ndaj personit tjetër të fillojë procedura për kundërvajtje.
Më datë 04.04.2021. janë marrë deklaratat e dy të dyshuarve dhe me urdhër të Prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.