Dje një zyrtar i një banke në Prishtinë, ka denoncuar një rast të falsifikimit të parave.
Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se zyrtari i bankës ka deklaruar se një i dyshuar kishte deponuar 13 mijë euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
I njëjti po ashtu ka raportuar se personi që i ka deponuar paratë ka deklaruar se këto para iu kishin sekuestruar vite më parë nga Policia, por që të njëjtat ia kanë kthyer ditë më parë.
Sipas zyrtarit, i dyshuari ka sjellë dëshmi dhe vërtetim për sekuestrim dhe kthim të parave.
Megjithatë, rasti në Polici është hapur si “monedhë e falsifikuar” dhe kanë filluar hetimet.