Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë“, njofton Policia.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Nga ana tjetër, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.