Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”.
Burimet e medias njoftojnë se i dyshuari u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë, dje rreth orës 18:00.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari ia kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor, në mënyrë që ai ta lejonte të futej në Kosovë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.