Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën “Bill Klinton”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtines, Flora Ahmeti.
Ajo tha se të lënduarit tani po marrin trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:30 në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë, ka ndodhur n jë aksident trafiku, në mes të dy veturave në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.