Punëtori has në një mjet shpërthyes.
Një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes përderisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, pasditen e djeshme në Radac të Pejës.
Siç mëson media, mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurtë nga njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.
Ndryshe, pothuajse çdo javë nëpër qytete të ndryshme njerëzit po hasin në mjete të dyshuara shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit.