Një 29-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim.
Shtetasja me iniciale V.G nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.
Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.