(E plotësuar 23:56) - Bëhet e ditur se granatat kanë shpërthyer në rrugë ku edhe Policia e Kosovës ka vendosur shenjat pranë tyre.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes momentalisht gjendet një numër i madh i njësive të Policisë.
“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.
Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.
Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Ahmeti.
“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë ajo./
***
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj kanë shpërthyer dy granata dore.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësi të shumta të policisë të cilët po merren me rastin.
Ndërkohë, të njëjtit janë duke kontrolluar edhe oborret private për ndonjë dëshmi eventuale.
***
Te hoteli “Princi i Arbërit” kanë shpërthyer dy granata.
Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.
Policia ka konfirmuar rastin.
“Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.
Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.
Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, tha Flora Ahmeti nga PK.
***
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”.
Mësohet nga burimet se dyshohet se dikush ka hedhur dy garanta tek ky hotel.
Policia e Kosovës gjendet ne vendin e ngjarjes duke u marr me rastin.
Mësohet po ashtu se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale ku një xham është i thyer.