Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërsetenik të Drenasit.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një mjet bujqësor, përkatësisht traktor i cili ishte i mbushur me dru.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.
Derisa vetura ka përfunduar jashtë rrugës, kolona të gjata janë shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti.