Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili pasi kishte përndjekur, ka marrë me forcë në makinën e tij ish të dashurën.
35-vjeçari me iniciale A.K do të përballet tani me akuzat e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”.
Policia: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja”, dhe
“Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.